Në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim Rajonal-Jug, organizon takim informues për biznese dhe shoqëri civile/institucione për prezantimin e dy skemave të granteve të BE-së.
Qëllimi i ndarjes së këtyre granteve është përmirësimi i çasjes në tregun e punës për grupet e pa favorizuara përmes ndërmarrjeve sociale dhe masava aktive.
Në këtë takim informues do të shpalosen objektivat e skemës, çështjet me prioritet, shumat e përkrahjës financiare, përqindja e grantit në projekt, kushtet e kualifikueshmërisë, partneritetet, llojet e aktiviteteve si dhe procedurat e aplikimit .
Takimi do të mbahet më 22.10.2019 prej orës 10 në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit.