Help Kosovo organizon takime informuese me qytetarët në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, të drejtë aplikimi kanë qytetarët nga komunat partnere (Klinë – 30 grante, Malishevë – 25, Rahovec – 25, Skënderaj – 20, Dragash – 20, Kamenicë – 20 dhe Shtime – 20). Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe komunat partnere ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Informacione rreth takimeve informuese: 15/09/2021 Komuna: Skënderaj, Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00 16/09/2021 Komuna: Rahovec, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00 & 11:00 17/09/2021 Komuna: Dragash, Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00 20/09/2021 Komuna: Kamenicë, Salla e Kuvendit Komunal ora 10:00 21/09/2021Komuna: Klinë, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00 22/09/2021 Komuna: Shtime, Shtëpia e Kulturës , ora 10:00 23.09.2021 Komuna: Malishevë, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00 Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org. Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 në mënyrë që të mundësojë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror. Fokusi i aktiviteteve është në krijimin e vendeve të punës përmes krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të mbështetjes për ato ekzistuese të prekura nga Covid-19. Përkrahja do t’u ofrohet grupeve të cënueshme shoqërore përfshirë këtu gratë, të rinjt, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara etj. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë te pajisjeve (me 20% bashkë-financim nga përfituesit). Të gjitha seancat informuese do të mbahen duke respektuar masat e përcaktuara nga IKSHPK. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen brenda afatit të caktuar. – Me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr. 23; 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës. – Ose përmes adresës elektronike apply@help-kosovo.org – Dhe përmes web faqes http://apply.help-kosovo.org/ Data e fundit për aplikim është 31 Tetor 2021, ora 16:00, aplikimi fillon zyrëtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.