Për shkak të gjendjes aktuale të krijuar nga Covid-19, edicioni i dytë i Festivalit Folkloriko-Burimor “Opoja Vallëzon” i cili organizohet nga SHKA “Bresana” dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Dragashit i cili është dashur të mbahet me 25, 26 dhe 27 korrik, do të shtyhet për një kohë të pacaktuar gjatë muajve të ardhshëm, me shpresë se edhe kjo gjendje e krijuar nga kjo pandemi do të kalojë.
Shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të jehojë kënga dhe vallja në skenën e Festivalit “Opoja Vallëzon”.