NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit,
Ashtu siç jeni të informuar, pas shumë përpjekjeve të Kryetarit Xheladini, Njësia e LMT-së e KFOR-it Turk në Dragash ka filluar aksionin për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve të dëmtuar nga vërshimet. Punimet fillimisht kanë nisur në lumin e fshatit Bresanë, ku aktualisht është duke u bërë hejqa e rërës, gurëve, drunjve dhe materialeve të tjera të cilat e kanë zënë shtratin e lumit. Pas Bresanës, punimet do të vazhdojnë në fshatin Kuk dhe pastaj në fshatrat Kosavë, Blaç dhe Zaplluxhe.
Apelojmë tek të gjithë banorët e këtyre fshatrave ku do të ketë punime me ekskavator, që të jenë bashkëpunues me LMT-në e KFOR-it Turk dhe ata që kanë prona rreth lumenjve të mos i pengojnë punimet të cilat bëhen për interes të tyre dhe të të gjjthë qytetarëve tjerë, falë angazhimit dhe insistimit të vazhdueshëm të Kryetarit Xheladini për intervenim nga ana e LMT-së së KFOR-it Turk.
Gjithashtu, kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar – sidomos me fëmijët e tyre – në zonat ku do të zhvillohen punimet me ekskavator.
Drunjtë të cilët do të shkulen nga shtrati i lumit gjatë pastrimit, do të vendosen përreth pronave të banorëve të cilët mund t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre.
Përveç ndihmës në pastrimin e lumenjve të fshatrave të prekur nga vërshimet, Njësia e LMT-së e KFOR-it Turk në Dragash do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët e Komunës sonë edhe me projekte të tjera.