Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me 32 kryetarë të tjerë të komunave, sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për implementimin e përbashkët të Kapitullit VII (Rindërtimi i Kadastrit) të Ligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.
Pas shqyrtimit të nevojave për realizimin e projektit të Rindërtimit në disa zona kadastrale të harmonizuar me Planin Zhvillimor Urban, Komuna e Dragashit ka propozuar për Rindërtim zonat kadastrale Dragash, Bresanë, Pllajnik dhe Leshtan.


