Në kuadër të Thirrjes publike për mbështetje financiare të klubeve sportive në Komunën e Dragashit, Kryetari Xheladini sot nënshkroi kontratat me klubet përfituese të cilat me projektet e tyre synojnë ngritjen profesionale dhe përkrahjen e grupmoshave të reja në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive.
Klubet përfituese nga kjo Thirrje publike janë: KF “Opoja”, Klubi i Shahut “Sharri”, FC ” Aroma”, FC “Dragash Sport” dhe Klubi i Kuajve “Opoja”.
Me këtë rast, Kryetari Xheladini u ka uruar të gjithë përfituesve suksese në realizimin e projekteve të tyre.