Në takim morrën pjesë ;
Niels Knudsen – zëvëndës përfaqësues i përhershëm i UNDP-Kosova
Enisa Serhati – Menaxhere e Portofolios
Vlora Elshani – Menaxhere e Projektit ReLoAd2.
Takimi kishte më shumë karakter informues dhe hulumtues për adresim të nevojave që do të sherbejnë si udhërrëfyes për projektet e UNDP-së në të ardhmen.
Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLoAd Kosova, ka nisur fillimin e fazës së dytë të implementimit duke prezantuar rezultatet e fazës së parë dhe rrugën përpara,- 2021 – 2024.
Dragashi, Fushë Kosovë, Mitrovica Jugore, Podujeva, Rahoveci, Skenderaj dhe Shtërpca — kanë nënshkruar memorandumet e mirëkuptimit dhe do ta forcojnë partneritetin e tyre me shoqërinë civile.
Më shumë se 40 projekte të OSHC-ve që adresojnë nevojat prioritare lokale të banorëve do të mbështeten.
Të gjithë partnerët kanë synimin e përbashkët dhe janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, pjesëmarrëse dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.
Vlera e shtuar e projektit janë aktivitetet e lidhura me të rinjtë, promovimi i skemës së vetëpunësimit, përvoja e punës dhe vullnetarizmi.
ReLoAd2 mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga UNDP në Kosovë.
Kryetari Xheladini i ka falënderuar për vizitën, dhe bashkëpunimin e deritanishëm që kan patur me komunën tonë.
Ai i siguroj se ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe në te ardhmën përmes grupit punues komunal.
Xheladini ka adresuar dhe kërkesa tjera dhe nevoja nga fusha e Bujqësis, Blegtorisë,Turizmit dhe infrastrukturës .
Kryetari i njoftoi të pranishmit për sfidat e blegtorëve të komunës sonë si dhe nevojën e subvencionimit të tyre.

