Gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, nënkryetari – z. Resul Fetahu, Fejsal Halilovič – nënkryetar nga radhët e komuniteteve, Drejtori i DKA-së – z. Selim Kryeziu, Drejtoresha për KRS – znj. Liridona Piraj dhe Drejtori i shëndetësisë Behar Brenolli.
Aty u diskutua mbi nevojat, kërkesat e grave dhe çështje të ndryshme të barazisë gjinore, ndër të tjera gratë dhe vajzat e të gjitha institucioneve sot kërkuan:
Funksionalizim të çerdhës së fëmijëve,
Funksionalizim të gjinokologjisë – punësim në të ardhmen, si dhe fuknsionalizimin edhe më të madhë në pozitën e gruas në vendimmarrje !
Kryetari i komunës z. Xheladini, i ka përshëndetur e urar për festën e 8 marsit, duke u shprehur se është duke bërë më të mirën sa i përket çështjes së barzaisë gjinore, për vetë faktin se për herë të parë nga paslufta në këtë komunë ka emëruar një femër në krye të një drejtorie, duke premtuar që do të ketë edhe femra të tjera në pozita vendimarrëse, ju është drejtuar me këto fjalë:
“Pa emancipim të femrës, nuk mund të ketë shtet e as komb të zhvilluar” veç tjerash, kryetari i ka inkurajuar dhe ka kërkuar nga ato të jenë më këmbëngulëse dhe më kërkuese për të drejtat e tyre dhe se kërkesat që ato kanë parashtruar janë prioritet i qeverisjes së tijë.
E në fund të takimit këto gra, bashkë me asambleistet e komunës së Dragashit i bënë një vizitë Strehimores së grave – viktima të dhunës në familje, në Prizren.