Sot, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Dragash, në bashkëpunim me OJQ “AVOKO”, dhe të rinjë të Komunës sonë, ishin pjesë e projektit “Fushata vetëdijësuese për dukuritë negative që sjellin paragjykimet, stereotipet dhe efektet që sjellin në komunitet”, ku pjesë e tij ishin të rinjë të komunave të regjionit të Prizrenit. U diskutua mbi paragjykimet dhe stereotipet të cilat gjenden në shoqërinë tonë, ku të rinjtë dhanë idetë e tyre lidhur me këtë temë.
Ky projekt ishte i treti në rradhët e organizimeve nga bashkëpunimi ndërkomunal i cili si urë lidhëse ka OSBE-në, ku priten që organizime të tilla të organizohen dhe nga Komunat tjera të regjionit të Prizrenit.
Lirim Hajredini
Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport
