Sot, së bashku me pjesëtarë të Kabinetit, mora pjesë në ceremoninë e përurimit të këndit të ri të lojërave për fëmijë në oborrin e ShFMU “Ulina” në fshatin Kosavë, e cila u përcoll me një program të bukur festiv nga nxënësit e talentuar të kësaj shkolle.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe komandanti i Këshillit të Lartë Turk, Koloneli Harun Elitaş, përfaqësues të KFOR-it Turk, përfaqësues të ambasadës dhe konsullatës Turke në Kosovë, drejtues të institucioneve komunale, drejtoria e shkollës, mësimdhënës, prindër, nxënës dhe banorë të fshatit.
Ky projekt është realizuar falë mbështetjes së Njësisë së LMT-së së KFOR-it Turk në Dragash, të cilën e falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar për Komunën tonë. Investime të tilla krijojnë kushte më të mira për fëmijët tanë dhe dëshmojnë se partneriteti ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë sjell rezultate konkrete në dobi të qytetarëve.
Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar të vazhdojë investimet në arsim dhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, duke krijuar ambiente sa më të sigurta dhe më funksionale për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Uroj që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, me projekte të reja në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit