Me ftesë të kryetarit të Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, dhe drejtorit të QKMF-së në Dragash, z.Dr.Endrit Piraj, në sallën e Asamblesë Komunale sot u mbajt ligjëratë me temën “Karcinoma e qafës së mitrës” nga Prof.Dr.Selami Sylejmani. Kjo ligjëratë u mbajt në prag të fillimit të vaksinimit kundër HPV të vajzave 12-vjeç dhe kishte për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për karcinomën e qafës së mitrës dhe ndërlidhjen kësaj sëmundjeje me Human Papilloma Virus HPV.
Prof.Dr. Selami Sylejmani ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin, si dhe strukturat udhëheqëse të Komunës dhe QKMF-së për mundësinë e dhënë për të ofruar një kontribut modest në aspektin e edukimit shëndetësor.
Ky prezantim, përveç që u ndoq nga shumë pjesëmarrës, u xhirua dhe nga RTK-ja në gjuhën e komunitetit joshumicë dhe nga TV Opoja.
Në fund të takimit, Kryetari Xheladini falënderoi Dr.Selamiun për mbajtjen e kësaj ligjërate në baza vullnetare.