Pas angazhimeve të vazhdueshme të kryetarit të Komunës së Dragashit, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z.Behar Brenoli, për të siguruar shërbime shëndetësore sa më komplete dhe sa më afër pacientëve të komunës sonë, nga sot në QKMF do të angazhohet edhe specialisti internist kardiolog, dr.Halim Halili. Nga java e ardhshme vizitat do t’i kryejë çdo të premte, nga ora 08:00-14:00.
Së shpejti në QKMF do të fillojë punën edhe gjinekologu, i cili do të kryejë vizita çdo ditë pune, nga ora 09:00-13:00.
Të gjitha vizitat për pacientët do të jenë pa pagesë. Çdo pacient i cili ka nevojë për vizitë te oftamologu, neuropsikiatri dhe internisti kardiolog, paraprakisht duhet të pajiset me udhëzimin për vizitë te specialisti, ndërsa për vizitat te gjinekologu pacientët do të vizitohen pa udhëzime specialistike.