Në vazhdën e aktiviteteve për Ditët e Mërgatës, të cilat po mbahen nën patronatin e Kryetarit Xheladini, Klubi i Shahut “Sharri” organizoi në Dragash Simultane të Shahut, me Landi Paskun, kampionin e gjashtëfishtë të Shqipërisë dhe mjeshtrin ndërkombëtar të shahut.
Kampionin e shahut nga Shqipëria fillimisht e priti Kryetari Xheladini në zyrën e tij, të cilin e falënderoi për pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet.
Në hapjen e Simultanes së Shahut, Kryetari Xheladini e përgëzoi për organizimin kryetarin e Klubit të Shahut “Sharri”, z.Sinan Qafleshi, duke u shprehur i nderuar që në këtë aktivitet po merr pjesë një kampion i shumëfishtë dhe mjeshtër ndërkombëtar i shahut si Landi Pasku. Gjithashtu, një falënderim të veçantë shprehu edhe për PRONARIN E KOMPANISË “MEKA”, z.BURIM PIRAJ, PËR FINANCIMIN E SIMULTANES SË SHAHUT. Njëherit, u uroi suksese dhe argëtim të këndshëm të gjithë shahistëve pjesëmarrës në këtë Simultane shahu.













