Në vazhdën e aktiviteteve për nder të Ditës së Pavarësisë, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me organizatën OPFAKKOS sot organizoi aktivitete të ndryshme sportive me persona me nevoja të veçanta, të cilat u mbajtën në sallën e ShFMU “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Në hapje të këtij organizimi mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini.
Në këto aktivitete morën pjesë mbi tridhjetë persona nga OPFAKKOS e Dragashit, Prizrenit dhe Suharekës, të cilët zhvilluan aktivitete të ndryshme si mundje krahu, ping pong, tërheqje me litar etj. Një organizim i tillë është bërë për herë të parë në Komunën e Dragashit.
Në përfundim të aktiviteteve, drejtoresha e DKRS-së, znj.Liridona Misinaj dhe kryetari i OPFAKKOS-it në Dragash, z.Shaqir Skeraj, shpërndanë kupa, mirënjohje dhe medalje për pjesëmarrësit.