Në ambientet e ShFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad, Klubi i Shahut “Sharri” organizoi sot Turneun lokal të shahut, ku morën pjesë shahistë të shumtë nga Komuna jonë. Në hapjen e këtij Turneu ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, dhe kryesuesja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe u uruan suksese garuesve. Kryetari Xheladini u shpreh se ngjarje të tilla sportive janë me rëndësi të veçantë në krijimin e një shoqërie të shëndoshë, ku dalin në skenë talentet dhe promovohen vlerat pozitive të aktvitetit mendor që nxit loja e shahut.
Më pas, Turneun e përcollën nga afër edhe drejtoresha e DKRS-së, znj.Liridona Misinaj, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni dhe drejtori i Arsimit, z.Zeni Krasniqi. Pas fjalës së saj përshëndetëse, Drejtoreshës Liridona Misinaj iu dhurua edhe një dhuratë simbolike nga kryetari i Klubit të Shahut “Sharri”, z.Sinan Qafleshi, për mbështetjen e ofruar në zhvillimin e aktiviteteve të tilla.