Ka përfunduar Turneu treditor “Ne për Mërgatën, Mërgata për Vendlindjen”, i cili u organizua në kuadër të Agjendës së aktiviteteve për Ditët e Mërgatës, të cilat po mbahen nën patronatin e Kryetarit Xheladini.
Fituese e këtij Turneu doli Bresana, e cila e mposhti Zaplluxhën në ndeshjen finale që u zhvillua mbrëmë, në stadiumin e Shkollës Fillore në fshatin Bellobrad.
Ky Turne do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit gjatë kohës së qëndrimit të bashkatdhetarëve në vendlindje, në stadiumin e Shkollës së fshatit Bellobrad.
Kryetari Xheladini, në emrin e tij dhe të të gjithë qytetarëve falënderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë Turne:
1. Bresana
2. Blaçi
3. Mahallae “Te Xhamia”
4. Pllajniku
5. AVOKO
6. Shajnja
7. TROI
8. Kosava
9. GARDA – Zgatar
10. Zaplluxhja
11. Pllava
12. Buzezi
13. Zymi
14. Auto “AFRIMI”
15. METROPOLI – Bellobrad
16. Bellobradi – VETERANËT
Gjithashtu, falënderojmë organizatorët e këtij Turneu: Ajas Myrtezani, Dreni Myrtezani, Sharr Bahtijari, Behar Rifaj, Vetim Sadikaj, Sadik Sadikaj dhe Elfat Baxhaku; Referët Nesim Halili dhe Alban Zeneli.
Një falënderim i veçantë shkon për publikun dhe banorët e fshatit Bellobrad për mikpritjen!