Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Komunës së Dragashit, sot u nderuan me mirënjohje edhe 82 veteranë të tjerë nga Komuna jonë, kur prej tyre, dy ishin gra, ndërsa një mirënjohje ishte Post Mortum.
Këto mirënjohje u dhanë nga kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, dhe kryetari i OVL të UÇK-së, z.Emri Neshati, për kontributin e shquar dhe sakrificat e jashtëzkonshme në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.