Kryetari Xheladini duke ju uruar këtë ditë të shënuar, ai gjithashtu është zotuar para tyre se Qeveria lokale do të ketë kujdes të veçantë dhe se arsimi do të trajtohet me prioritet. “ Arsimi është baza e shoqërisë, nga këtu fillon gjithçka, nuk ka shtet, nuk ka as komb pa arsim e dije. As vet njerëzimi nuk mund të ekzistojë pa arsim e dije, dhe vendi i vetëm ku mund të pajisemi me këtë armë, është shkolla. Urime dhe suksese”!
Drejtori i DKA-së, z. Kryeziu, i ka uruar mësimdhënësit gjithashtu për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ne. “ Po ju flas si mësimdhënës më shumë se sa si drejtor, meqenëse njëzet e dy vite kam bërë këtë punë, të shenjt gjithsesi, dhe jam vetëm dy muaj drejtor. Ju lutem kujdesuni për fëmijë, për nxënësit, t’i doni ata, ata kanë intuitë të çuditshme, ata e ndjejnë kur ju i doni dhe ata pastaj ua kthejnë dyfish dashurinë. Edhe afirmitetin ndaj lëndës mësimore e krijojnë në bazë të afirmitet ndaj mësuesit”.
Drejtorët e shkollave kanë falënderuar kryetarin dhe drejtorin dhe njëkohësisht kanë thënë, që vizitat e drejtuesve të komunës të jenë më të shpeshta.