Më 20.07.2020, rreth orës 10:30, KFOR-i Turk vizitoi Qendrën për Punë Sociale në komunën e Dragashithe shpërndau rreth 15 pako me rroba dhe këpucë familjeve që janë përfituese të ndihmës sociale. KFOR-i Turk u mirëprit nga nënkryetarët e komunës: z.Selami Saiti dhe z.Sherif Aga, si dhe kryetari i qendrës për punë sociale, z.Ibrahim Gashi. Në emër të komunës së Dragashit e falenderojmë KFOR-in Turk për ndihmën e tyre.