Organizata “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me Komunën e Dragashit sot kanë filluar aksionin për mbjelljen e disa fidaneve në hapësirat e gjelbërta të oborrit të QKMF-së në Dragash. Ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në oborrin e ShML “Ruzhdi Berisha” dhe nëpër disa lokacione të tjera në Komunën e Dragashit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është mirëmbajtja dhe ruajtja e hapësirave të gjelbërta të cilat ndikojnë në jetën e shëndetshme të qytetarëve.