Sot më 28.05.2021 në lokalet e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash dhe shfmu “Fetah Sylejmani” në Dragash po mbahet Testi i Arritshmërisë për të gjithë nxënësit e klasëve të 9-ta nga 12 shkolla të mesme të ulëta të komunës sonë.
Drejtoria e Arsimit në Dragash ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura me kohë, duke përfshirë këtu edhe njoftimin paraprak të nxënësve semimaturantë për mënyrën e testimit.
Testit po i nënshtrohen 267 nxënës të klasëve të 9-ta. Ky test po administrohet nga mësimdhënës të komunës së Dragashit dhe po vëzhgohet nga dy përfaqësues nga MASHT.
Drejtoria e Arsimit në Dragash të gjithë nxënësve që sot po i nënshtrohen këtij testi iu uron suksese!