Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal në Dragash, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit për seancën e 12-të të vitit 2022,
2. Raporti i Punës i Kuvendit për vitin 2022 dhe Plani i Punës së Kuvendit për vitin 2023,
3. Propozim-vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Komunën e Skënderajt,
4. Rishqyrtimi i Vendimit për ndryshimin e qëllimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore P-70604016-00773-0, ZK Zgatar, dhe
5. Eventuale.
Pas shqyrtiimit të materialeve dhe diskutimit nga ana e asambleistëve, u miratuan me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës.
Në këtë Seancë me vota unanime u miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Komunën e Skënderajt në vlerë prej 10 mijë euro. Gjithashtu kaloi edhe propozimi që Kuvendi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave pezullimin e vendimit për rivlerësimin e pronave, në mënyrë që qytetarët të paguajnë tatimin në pronë njëjtë sikur vitin 2022, si dhe u miratua falja e borxhit të tatimit në pronë në vlerë deri 100 euro për të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit, nëse Kuvendi i Kosovës e bën ndryshimin e ligjit ekzistues dhe autorizon komunat që mund ta bëjnë një gjë të tillë.