Sot u mbajt mbledhja e tretë e rregullt për vitin 2023 e Kuvendit Komunal në Dragash, me këto pika të rendit të ditës:
1. Plani i Punës së Ekzekutivit për vitin 2023 (vazhdimi i pikës së IV-të nga seanca e kaluar),
2. Raporti Vjetor Financiar 01 Janar deri 31 Dhjetor 2022,
3. Miratimi i Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim për më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës, dhe
4. Eventuale.
Jashtë këtyre pikave të parapara për seancën e sotme u fut në rend të ditës edhe propozimi i asambleistit Mehmet Spahiu për formimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Dragashit.
Pas debatit parlamentar, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash, duke përfshirë edhe formimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore.