Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Qeverisë Komunale, ku diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me investimet kapitale dhe përgatitjen e buxhetit për vitet 2027–2029.
Në fokus të mbledhjes ishte ndarja e Grantit të Performancës dhe përcaktimi i projekteve që do të financohen nga ky grant. Projektet përfshijnë investime në infrastrukturë rrugore, ndriçim publik, mure mbrojtëse, deponi të mbetjeve inerte, objekte sportive dhe infrastrukturë shkollore.
Po ashtu, u diskutua edhe Qarkorja e Parë Buxhetore 2027–2029, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me uljen e numrit të nxënësve dhe ndikimin në Grantin e Arsimit. U theksua nevoja për mbështetje shtesë për sektorin e arsimit, administratën, urbanizmin dhe shërbimet publike.
Në pikën eventuale u trajtua edhe kërkesa e kompanisë “Ekoregjioni” për rritjen e tarifave të shërbimeve. Pas shqyrtimit, u dakorduam që të formohet komisioni përkatës, çështja të kalojë në diskutim publik dhe më pas të procedohet në Kuvend.
Mbetemi të përkushtuar që, përmes planifikimit të kujdesshëm dhe investimeve të drejta, të vazhdojmë zhvillimin e Komunës sonë.
BEXHET XHELADINI
Predsednik Opstine Dragas