Në mbledhjen e pestë të Qeverisë Lokale, e cila u mbajt gjatë ditës së sotme, u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Caktimi i projekteve prioritare të cilët pritën të realizohen nga Ministria për Komunitete dhe Kthim,
2. Caktimi i projekteve prioritare që kërkohen të realizohen nga TIKA si dhe nga Kryesia e Këshillit të Lartë Turk në Kosovë, dhe
3. Të ndryshme.
Kryetari i komunës, z.Bexhet Xheladini, gjatë takimeve që do të ketë me institucionet e lartpërmendura, do t’i paraqesë këto projekte dhe do kërkojë nga ta financimin e tyre.
Në pikën e tretë eventuale u mor qëndrim që për vitin e ardhshëm të planifikohen mjete financiare për realizimin e projektit të shenjëzimit vertikal dhe horizontal të rrugëve lokale si dhe vendosjes së pengesave në rrugët e fshatrave, e veçanërisht afër shkollave, ku qarkullimi i veturave është i madh, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i këmbësorëve.
Në fund të takimit, Kryetari Xheladini informoi kabinetin qeverisës së me kryeshefin e Ekoregjionit, z.Burim Shala, kanë nënshkruar një Memorandum të bashkëpunimit për blerjen e 30 kontenierëve, ku komuna do të participojë me 10 mijë euro, ndërsa Ekoregjioni me 5 mijë euro. Me Ekoregjionin do të nënshkruhet një kontratë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve dhe parqeve publike, ku për herë të parë do të bëhet edhe larja e rrugëve të qytezës së Dragashit një herë në javë.