Në kuadër të konsultimit publik për hartimin e Draft-rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës, sot u mbajt takim publik përmbyllës me qytetarë.
Në këtë takim u prezantua përmbajtja e kësaj Draft-rregulloreje nga organi propozues dhe zyrtarët përgjegjës komunalë, ku qytetarët dhe palët e interesuara patën rastin që të japin vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre.
Pas procesit të konsultimit publik, kjo Draft-rregullore në një seancë të radhës do t’i propozohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim.


