Në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, Kuvendi i Komunës së Dragashit në bashkëpumim me Klinikën Radiologjike “Prodiagnostix XS” dhe Klubin Futbollistik “Opoja” organizuan një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Mbrojtja dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”. Ligjërata u mbajt nga dy mjekë të njohur, Dr. Sylejman Krasniqi dhe Dr. Xhemal Nazifi, specialistë në fushën e radiologjisë.
Gjatë kësaj ngjarjeje, të pranishmit patën mundësinë të informohen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe masat mbrojtëse që mund të ndërmerren. Dr.Krasniqi dhe Dr.Nazifi theksuan nevojën për kontrolle të rregullta mjekësore dhe edukimin e njerëzve për simptomat e hershme të sëmundjes.
Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, dhe kryesusja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, u shprehën për rëndësinë e aktiviteteve të tilla, të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin publik për parandalimin dhe trajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje.
Pas ligjëratës, në Stadiumin e Qytetit u zhvillua ndeshja futbollistike në mes të KF “Opojës” dhe KF “Dardanët”.