Në ambientet e OJQ “Avoko” sot u bë lansimi i Platformës https://visitdragash.com/, një hapësirë online e cila do të shërbejë për promovimin e turizmit në Komunën e Dragashit. Ky projekt i realizuar nga Qendra Rinore “Avoko” është mbështetur nga Programi RELOAD 2 dhe Komuna e Dragashit.
Nënkryetari i Komunës, z.Resul Fetahu, në emër të Kryetarit Xheladini falënderoi organizatat bashkëpunëtore të “Avoko”-s dhe UNDP-së për përkushtimin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm që, bashkë me organet e qeverisjes lokale të realizojnë nisma të tilla që kanë për qëllim pasqyrimin e identitetit kulturor e ekonomik, si dhe mundësive të panumërta që ka Komuna jonë për zhvillimin e turizmit.