
Kryetari Shaban Shabani ka falënderuar asambleistët për bashkëpunim, spektrin politik, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, vullnetarë, zyrtarët policor, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, bashkësisë islame, kryqin e kuq, komunitetin e biznesit, UNICEF-in, KEDS- in, njësitë në Dragash , kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme.
Ndërsa, asambleistët kanë mbështetur kryetarin Shaban Shabani për gatishmërinë dhe menaxhimin e kësaj situate në komunën e Dragashit , duke e mbështetur propozimin për ndarjen e mjeteve.
Delegatët e kuvendit kërkuan nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH.