Nën udhëheqjen e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen X (e dhjetë) të rregullt për vitin 2024, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i Raportit të Shpenzimeve janar-shtator 2024;
2. Miratimi i Planit të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara 2024-2028;
3. Eventuale.
Pas diskutimit, të dy pikat e para të rendit të ditës u miratuan me shumicë votash. Ndërkaq, në pikën eventuale delegatët shtruan pyetje të ndryshme të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.
Në mungesë të kuorumit, kryesuesja e Kuvendit u detyrua që ta ndërpresë seancën para raportimit të drejtorit të DKA-së, të cilit disa asambleistë i adresuan pyetje lidhur me zhvillimet në arsim.