Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen VIII (e tetë) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raporti mbi realizimin e Buxhetit për periudhën janar – shtator 2026;
3. Raporti i Auditorit të Jashtëm;
4. Plani i Veprimit i Auditorit të Jashtëm;
5. Propozimvendim për formimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve, zv/drejtorëve, në institucionet edukativo-arsimore të Komunës së Dragashit; dhe
4. Eventuale.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash Raportin Financiar të Shpenzimeve për periudhën janar – shtator 2026.
Në pikën e tretë dhe të katërt u shqyrtuan dhe miratuan Raporti i Auditorit të Jashtëm, përkatësisht Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Jashtëm.
Në pikën e pestë të rendit të ditës, Kuvendi miratoi formimin e Komisionit prej tre anëtarësh për përzgjedhjen e drejtorëve, zv/drejtorëve, në institucionet edukativo-arsimore të Komunës së Dragashit
Në pikën eventuale, asambleistët parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e ekzekutivit lokal, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.