Nën udhëheqjen e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen I (e parë) të jashtëzakonshme (e dhjeta me radhë) për vitin 2024, në të cilën u diskutuan këto dy pika të rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për miratimin e Raportit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera; dhe
2. Rishqyrtimi i Vendimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Pas diskutimeve, të dy pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash nga delegatët e Kuvendit.
Raporti për Vlerësimin Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, pas miratimit në Kuvendin e Komunës së Dragashit do të procedohet në Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve, i cili do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm.