Nën kryesimin e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen V (e pestë) të rregullt për vitin 2024. Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare;
2. Miratimi i Planit të Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026;
3. Propozim-vendimi për rishqyrtimin e Vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal;
4. Propozim-vendimi për rishqyrtimin e Vendimit për rialokimin e mjeteve të Buxhetit nga viti 2023 në vitin 2024;
5. Propozim-vendimi për vazhdimin e afatit të Komisionit për Përzgjedhjen e Drejtorëve të Shkollave; dhe
6. Eventuale.
Pas debateve, Kuvendi me shumicë votash miratoi propozimin që miratimi i Statutit të QKMF-së në Dragash të shtyhet për një seancë tjetër. Ndërkaq, të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës u miratuan.
Pyetjeve të kuvendarëve u përgjigjën Kryetari Xheladini dhe udhëheqësit e drejtorive komunale.