Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen IV (e katërt) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Rishqyrtimi i Vendimit 01 Nr.060/01-2909/26 për Emërimin e Komisionit për Udhëheqjen dhe Koordinimin e Punës në Terren për Zgjedhjen e Këshillave Lokalë ;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026-2030;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar Janar-Mars për vitin 2026;
5. Propozim për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2025 në vitin 2026; dhe
6. Eventuale.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash të gjitha pikat e tjera të parapara për diskutim në këtë mbledhje.
Në pikën eventuale, asambleistët parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e ekzekutivit lokal, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.