Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z.Behar Brenoli, dhe shefin e Kabinetit, z.Veton Halili, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku u takuan me drejtorin e kësaj Qendre, me Motrën kryesore, shefin e vaksinimit, farmacistin e Barnatores Qendrore dhe me mjekët specialistë, të cilët së fundi u angazhuan për ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas për të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit pa dallim.
Në këtë takim u bisedua për disa çështje organizative, si dhe për mundësinë e zgjerimit të shërbimeve të tjera shëndetësore, për punën e shërbimit emergjent, vaksinimit, mungesën e barërave esenciale, punën e laboratorit etj.
Kryetari Xheladini shprehu mbështetje institucionale për QKMF-Dragash, duke theksuar se “shëndeti i popullatës është prioritet i imi dhe qeverisë lokale të cilën e udhëheq unë.”