Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me një delegacion vizitoi Konsullatën e Përgjithshme Turke në Prizren, ku u prit nga Kryekonsulli i Republikës së Turqisë në Prizren, z.Celal Doğan.
Kryetari Xheladini shfrytëzoi këtë vizitë për t’i shprehur ngushëllime z.Dogan, në emër të të gjithë qytetarëve të Dragashit, për humbjen e jetëve të shumë bashkatdhetarëve të tyre në Turqi, si pasojë e tërmetit që ndodhi disa ditë më parë, duke i uruar shërim të shpejtë për të plagosurit, si dhe suksese maksimale në aksionin për shpëtimin e sa më shumë njerëzve të mbetur nën gërmadha.
Në fund të takimit Kryetari Xheladini theksoi se është i bindur se Turqia dhe populli turk, ashtu si çdo herë edhe kësaj radhe do ta gjejë forcën për ta përballuar këtë situatë të rëndë të cilën është duke e përjetuar.