Sot Kryetari Xheladini, së bashku me dy nënkryetarët, drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, drejorin e Administratës dhe drejtorin për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, si dhe drejtorin e ShFMU “Restelica”, z.Bajram Hoxha, vizituan komandantin e Njësisë së LMT-së të KFOR-it Turk në Dragash, Kapiten Ugur Kaya.
Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi për krizën nëpër të cilën po kalon populli turk pas tërmetit që goditi disa pjesë të Turqisë. Kryetari Xheladini, në emër të qytetarëve të Komunës së Dragashit shprehu ngushëllimet e përzemërta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi.
Kryetari Xheladini i ka shprehur z.Ugur Kaya dhembjen dhe pikëllimin e thellë për këtë tragjedi, duke shpresuar që ta përballojnë sa më shpejt dhe sa më lehtë atë. Ai uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, si dhe suksese maksimale në aksionin për shpëtimin e personave që janë ende nën gërmadha.