Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga nënkryetari për Komunitete, z.Fejsal Halilović, shefi i Zyrës për Komunitete, z.Uzair Hamza dhe drejtorët Qamil Kolloni dhe Bean Hadziasan, gjatë ditës së djeshme kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Regjionit Gora. Me këtë rast, e kanë uruar për zgjedhjen në krye të këtij Këshilli kryetarin e ri, Dr.Munafis Hodža.
Duke i uruar shëndet dhe suksese në punën e tij, Kryetari Xheladini ka shtuar se bashkëpunimi i Komunës me KBI të Regjionit Gora do të vazhdojë ashtu siç ka qenë deri më tash, duke u angazhuar bashkërisht në shërbim të qytetarëve.
Në fund të takimit, Kryetari Xheladini i ka dhuruar kreut të KBI-së së Regjionit Gora një dekoratë simbolike me stemën e Komunës, ndërkaq si dhuratë ka pranuar një Kuran në gjuhën angleze.