Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti në një takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, z. Agim Gashi. Në këtë bashkëbisedim shefi i Misionit të KNKK e informoi Kryetarin Xheladini lidhur me aktivitetet humanitare që zhvillon organizata e Kryqit të Kuq në Kosovë, ndihmat e ndryshme për personat në nevojë, duke u fokusuar në veçanti në çështjet që kanë të bëjnë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Kryetari Xheladini e falënderoi për vizitën dhe shprehu mirënjohje për misionin humanitar të Kryqit të Kuq dhe kontributin e tyre të dhënë për qytetarët e Kosovës.