Gjatë ditës së sotme në ambientet e zyrës së Kryetarit të Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini ishte në takim përfaqësuesi i Forcës së Sigurisë së Kosovës Nën/Toger z. Albestrim Rexhepi, me të cilin diskutuan një mori çështjesh me interes avancimin e raporteve në mes të Komunës së Dragashit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përfaqësuesi i FSK-së z.Rexhepi ka uruar Kryetarin për detyrën e re ai gjithashtu ka potecuar gatishmërinë për ta ndihmuar komunën në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërsa, Kryetari i Komunës z.Xheladini e falënderoi për vizitën dhe përkrahjen e deritanishme duke shprehur gatishmërinë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.