Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti sot në takim përfaqësuesit nga Agjencia e Pyeve të Kosovës, Departamenti për Menaxhimin e Pyeve, z.Mustaf Veseli, z.Erkan Destani dhe shefin e Sektorit të Pylltatisë në Dragash, z.Jenuz Ibrahimi, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë dhe Komunës së Dragashit, pas kalimit të kompetencave nga Komuna e Dragashit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kryetari Xheladini i falënderoi përfaqësuesit nga Agjencia e Pyeve të Kosovës, Departamenti për Menaxhimin e Pyeve, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me Komunën e Dragashit.