Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, dhe nënkryetarin Resul Fetahu, pritën në një takim përshëndetës komandantin e LMT-së së KFOR-it Turk, Kapitenin Gurkan Karaça me badhkëpunëtorë, me rastin e përfundimit të detyrës së tyre në Kosovë.
Kryetari Xheladini ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të LMT-së me Komunën e Dragashit, duke i dëshiruar Kapitenit Gurkan Karaça dhe bashkëpunëtorëve të tij shëndet dhe suksese në karrierë.