Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, sot priti në takim komandantin e LMT-së së KFOR-it Turk – Njësia në Dragash, Kapitenin Gürkan Karaca, me të cilin pati një bashkëbisedim lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Dragashit dhe LMT-së.
Ndër të tjera, Kryetari Xheladini e informoi komandantin e LMT-së për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në territorin e Komunës së Dragashit.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për kërkesat e ndryshme të qytetarëve ndaj LMT-së në Dragash për realizimin e projekteve lokale. Kryetari Xheladini ritheksoi gatishmërinë e Komunës së Dragashit për të bashkëpunuar në këtë drejtim, duke falënderuar institucionet turke për mbështetjen e vazhdueshme.