Pas takimit të përbashkët me komandantët e KFOR-it, Kryetari Xheladini ka pritur në një takim të veçantë komandantin e LMT-së të Komandës Regjionale Perëndim, Nënkolonelin Hüsein KOLAKOĞLU dhe komandantin e LMT-së, Njësia në Dragash, Kapiten Müslüm ALBAYRAK, të cilëve u ka uruar mirëseardhje dhe suksese për detyrat e tyre të reja në krye të institucioneve të sigurisë të KFOR-it në Kosovë.
Përfaqësuesit e ri të LMT-së e falënderuan për mikpritjen Kryetarin Xheladini dhe premtuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën e Dragashit, dhe se do t’i marrin parasysh të gjitha kërkesat e parashtruara për realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën tonë.