Për një vizitë miqësore në Komunën e Dragashit gjatë ditës së djeshme ishte ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe biznesmeni, z.Agim Bahtiri, i cili u mirëprit nga kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini.
Në këtë takim miqësor u bisedua lidhur me çështje të ndryshme të natyrës politike dhe biznesore, të cilat i perokupojnë qytetarët tanë.
Kryetari Xheladini u shpreh jashtëzakonisht falënderues për vizitën e z.Agim Bahtiri, dhe interesimin e tij për zhvillimet lokale në Komunën tonë.