Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka pritur sot në takim drejtorin e UBT-së në Prizren, z.Vehbi Sofiu me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me punët dhe aktivitetet e institucioneve përkatëse, me ç’rast u theksua edhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Dragashit, përmes nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit që fokusohen në fusha të ndryshme.
Kryetari Xheladini i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e UBT-së në Prizren, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim me këtë institucion kredibil të arsimit privat në Kosovë.