Kryetari Xheladini priti sot anëtarë të Klubit të Motoçiklistëve “Enduro Sharri” nga Dragashi. Ky klub planifiikon që për nder të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Dragashit, të organizojë për herë të parë në komunën tonë Motomitingun “Marshi i UÇK-së”, ku pritet të marrin pjesë mbi 200 motoçiklistë nga të gjitha trevat shqiptare. Motomitingu do të mbahet më 18 qershor 2023.
Kryetari Xheladini i përgëzoi për iniciativën dhe premtoi përkrahje dhe mbështetje financiare nga Komuna e Dragashit për këta të rinj entuziastë.