Statusi i plotë i Kryetarit Xheladini, me rastin e prezantimit në Panairin Ndërkombëtar të Agrobiznesit në Prishtinë:
“Së bashku me drejtorin e Buxhetit dhe Financave, z.Qamil Kolloni, prezantuam në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit “AGROKOS” në Prishtinë, për t’u dhënë mbështetje bizneseve tona që po marrin pjesë në këtë panair.
Prezenca jonë në panair ndikoi që Ministresha Rozeta dhe Ministri Peci të vizitojnë Stendën e Komunës sonë, ku nga ta kërkova që në të ardhmen për fermerët tonë të subvencionohen kullotat dhe të ngritet shuma e subvencioneve për shkak të dimrave të gjatë deri 5 muaj.
Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe ne si Komunë do të jemi gjithmonë përkrah tyre, duke i mbështetur në forma të ndryshme.”