Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, mbajti sot Takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2025. Gjatë këtij takimi, Kryetari Xheladini prezantoi në detaje para të pranishmëve të gjitha aktivitetet e qeverisjes lokale të realizuara gjatë vitit 2025, duke përfshirë investimet kapitale, subvencionet në kulturë, bujqësi dhe shëndetësi etj.
Pas prezantimit të Kryetarit Xheladini, të pranishmit patën rastin që t’i parashtrojnë pyetjet dhe kërkesat e tyre.
Kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë takim, duke u dëshiruar një fundvit të mbarë dhe të suksesshëm.