Duke u bazuar në afatet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, ia dorëzoi sot Projektbuxhetin komunal për vitin 2027, kryesuesit të Kuvendit, z.Resul Fetahu.
Ky Projektbuxhet përmban Listën preliminare të Investimeve Kapitale për vitin 2027, projeksionet për vitet 2027-2029, si dhe Planin e ndarjeve buxhetore sipas drejtorive për periudhën 2027-2029.
Projektbuxheti është hartuar pas procesit të mbajtjes së dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe grupe të ndryshme të interesit.